Anija “National Geographic Orion” përfshin Durrësin dhe Sarandën në ndalesat e saj në Mesdhe

Anija “National Geographic Orion” përfshin Durrësin dhe

Porti i Durrësit mirëpriti këtë të shtunë anijen e ekspeditave “National Geographic Orion”, me 108 pasagjerë në bord, e cila u ndal në qytetin bregdetar si pjesë e itinerarit të saj në Mesdhe. Pas ndalesës ditore në Durrës, anija do të vijojë lundrimin drejt Sarandës.

Autoriteti Portual Durrës nënvizoi se anija “National Geographic Orion”, e projektuar posaçërisht për udhëtime eksploruese, u ofron pasagjerëve eksperienca që ndërthurin natyrën, historinë dhe kulturën e destinacioneve që viziton, me mbështetjen e ekspertëve të fushave të ndryshme gjatë çdo udhëtimi.

“Përfshirja e Durrësit dhe Sarandës në itinerarin e kësaj anijeje është një tjetër tregues i interesit në rritje për Shqipërinë si destinacion i turizmit detar, duke promovuar vlerat historike, kulturore dhe natyrore të vendit përpara vizitorëve nga e gjithë bota”, theksoi Autoriteti Portual Durres.

EMISIONET