"Ekathimerini":Vazhdon tregtia e armëve mes kriminelëve shqiptarë dhe terroristëve grek

"Ekathimerini":Vazhdon tregtia e armëve mes kriminelëve

Policia greke mendon se ka shmangur një goditje të mundshme terroriste, pas zbulimit, të shtunën të një arsenali të vogël me armë të rënda.

Gazeta greke 'Ekathimerini'  thekson se pas këtyre armëve fshihen kontrabandistë grekë e shqiptarë.   “Vazhdon tregtia e armëve mes kriminelëve shqiptarë dhe terroristëve në Greqi” shkruan në artikullin e saj e përditshmja greke.

Sipas gazetës armët janë futur në tregun grek nga një rrjet trafikantësh shqiptarë ndërsa shton se gjatë një 18 muajve të fundit është intensifikuar bashkëpunimi mes grupeve shqiptare e greke.

Gjithashtu “Ekathimerini” shton se sekuestrimi i armëve nuk ka qënë një rastësi por një aksion i fshehtë i zhvilluar nga Shërbimin Informativ grek për të identifikuar blerësit e armëve, aksion që sipas gazetës  rezuloi i pasuksesshëm, pasi nuk u krye shkëmbimi i fundit i armëve.

Ditën e shtunë në rajonin e Paleo Faliro, në një makinë të braktisur u gjetën 4 raketa RPG, tre automatikë kallashnikovë, 4 granata difensive, një numër i madh fishekësh me kalibër 7,62 mm, doreza dhe maska.

Makina rezultoi të ishte vjedhur më 1 janar, ditën që doli me leje nga burgu i shumëkërkuari Kristodulos Ksiors, ish ekzekutor i organizatës terroriste 17 nëntori.

Të dielën pasdite, nga shërbimi balistik i policisë greke u bë e ditur se armët nuk janë përdor asnjëherë në ndonjë prej akteve terroriste të mëparshme.

Kjo gjë përforcon mendimin se armët e gjetura ndodheshin aty në pritje të dorëzimit të ndonjë organizate terroriste vendase.

EMISIONET