Eduard Abazi tregon marrëdhënien me Ronaldon dhe Rudi Völler
Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare Eduard Abazi tregon të panjohurat e karrierës në një intervistë për emisionin “Sport Magazine” në Ora News moderuar nga Altin Sulçe.
Ai foli për transferimin e bujshëm në fillim të viteve ’90 në Kroaci tek Hajduku i Splitit dhe rrugëtimin e karrierës së tij të përbërë nga shumë stacione.
“Jam sportisti i parë shqiptar që kam dalë me dokumenta të rregullta në kontratë. Ne nga sistemi i mbyllur në atë kohë kishim dhe pasigurinë tonë nëse do ti përshtatemi kualitetit në botën e jashtme.Megjithëse ne kemi pasur sportistë me shumë kualitet dhe me kurajo, qoftë edhe me ndihmën e Kozmikut, një nga talentët e futbollit kosovar dhe futbollit kroat, unë arrita të luaja me ekipin më të madh të Ballkanit që është Hajduku i Splitit”.
Abazi foli edhe për marrëdhënien me Cristiano Ronaldon dhe Rudi Völler.
“Kam ndenjur me lojtarë të cilët kanë luajtur në vende të mëdha të botës. Ashtu siç takohem me Cristiano Ronaldon dhe shumë të tjerë.”
