E kthyer nga Franca prej dy vitesh, nëna nuk regjistron dot fëmijën në gjendje civile
Një 30 vjeçare në kryeqytet prej gati dy vitesh endet në zyrat shtetërore të bashkisë për të regjistruar djalin e saj 2 vjeç të cilin e lindi në Francë. Edhe pse Mira Hasanaj ka dokumentat bazë që të regjistrojë fëmijën gjëndja civile nuk ja njeh pa vulën apostile.
Mira Hasanaj prej dy vitesh endet në dyert e njësisë administrative 6 për të regjistruar djalin e saj 2 vjeç.
Rajan lindi më 1 korrik 2018 në Marsejë të Francës kohë kur prindërit e tij ishin në Francë.
Pasi shteti Frances i ktheu në Shqipëri prindërit e dy vjeçarit shkuan për të bërë regjistrimin në gjëndje civile por deri më sot nuk e kanë bërë.
"Ne kur u kthyem këtëj na dhanë vetëm këtë dokumentin te spitali që ka vajtur burri e ka regjistruar në Francë, na kanë dhënë këtë dokumentin. Me këtë dokument kena ardhur për Shqipëri që do të na i regjistrojne te komuna. Kur kemi ardhur te komuna na kanë thënë ata të gjendjes civile ato dokumenta shko bëji te noteri edhe hajde këtu se do ta regjsitrojmë. Shkoi burri dhe më pas i thanë që nuk ke vulën apostile. Nuk e dinim që duhej një vulë apostike, ne vulën apostile nuk kemi ku ta marrim se duhet të shkojmë edhe njëherë atje ku kemi jetuar"- thotë nëna e fëmijës.
30 vjecarja thotë se problem për djalin është se nuk mund ta regjistrojë në çerdhe madje për shkak se ka nënshtetësi franceze.
"Nuk kam as ndihmë ekonomike asgjë, burri ka ilaçe me rimbursim dhe nuk merr as pension asgjë"-Mira Hasanaj
Nëna e dy fëmijëve sot është e papunë ndërsa bashkëshorti i saj është i sëmurë e vetmja ndihmë e saj është vjehrra që ju gjendet pranë.
"Vizitat i bëj me një doktor tjetër, me një tjetër, asnjëherë me një doktor të vetëm. Nuk kam çertefikatën që ta çoj tek doktori të ketë një mjek që ta dijë që e kam vizituar dhe të dinë diagnozën e fëmijës"- përfundon ajo.
Apeli i saj shkon për institucionet që ta ndihmojnë të regjistrojë djalin sa më parë pasi ky problem e ka penalizuar atë që të marrë dhe ndihmën ekonomike.
