"Dzanazhvill", PD: Shumica po financohet nga paratë e krimit, Balla: Gruaja e Velisë s'ka lidhje me izraelitin
Çështaje biznesmenit Izraelit Dzanazhvili , dhe publikimet në media për lidhje të tij me politikën shqiptare, veçanërisht me bashkshorten e kandidatit të majtë për bashkinë e Tiranës Erjon Veliaj, ka ndezur debatin në parlament.
Demokratët kanë akuzuar mazhorancën, se po financohet dhe nënshtrohet nga paratë e krimit.
Astrit Patozi: Natyrisht duhet të presim më shumë të dhëna dhe nëse institucionet ligjzbatuese do të bëjnë ndonjë përçapje për ta zbardhur çështjen ndonëse besimin e kam shumë të vogël që kjo të ndodhë. Arsyeja e mosbesimit tim është fare e thjeshtë. Këtu nuk po guxon kush të shkruajë dhe jo më të hetojë
Edi Paloka: Ky personazh i njohur i krimit dhe i mafies ndërkombëtare rezulton në Shqipëri i lidhur me deputetë të cilët rezultojnë me precedente penal, me ministra apo bashkëshorte ministrash.
I vetmi që reagoi dhe mori në mbrojtje bashkëshorten e kandidatit socialist për Tiranën ,ka qënë deputeti Talant Balla, i cili tha se e vetmja lidhje e Ajola Xoxës, me Dzanazhvili, ka qënë regjistrimi i biznesit te tij në QKR, si juriste.
Taulant Balla: Dhe nuk ka asnjë përgjegjësi një jurist në një zyrë avokatore se paska bërë regjistrimin në QKR të një sipërmarrjeje, kaq. As 3% as 3 mln euro siç vepronte Argita juaj.
Përfshirja në debate të zjarrta nuk i ka shpëtuar as kryeministrit Edi Rama, me ish kryeministrin Sali Berisha, kryesisht për arritjet e qeverisë në këto 18 muaj.
Sali Berisha: Vetëm ligj nuk ka, këtu ka mbrojtje të krimit të shëmtuar.
Edi Rama: Uroj atë që nuk ju bëri 23 qershori t'ja u bëjë 21 qershori, t'ju sjelli në vete sepse jeni komplet jashtë vetes.
Sali Berisha: Ai që ulet pranë jush, ai ka prapa shpine një vilë dhe një pallat për të cilën nuk ka asnjë faturë. Dëshmi monumenti i shëmtuar i korrupsionit.
Edi Rama: Përsa i përket standardeve, përsa i përket shijes, përsa i përket nevojës për të jetuar në një mjedis që eshte i denje per njerezit ku njerezit kane vendin e vet, kafshet kane vendin e vet nuk kemi cfare t;ju bejme neve ju. Kur morem ne bashkine e Tiranes na dhate luane vegjetarian.
E si në fushtë elektorale nuk munguan akuzat dhe për mënyrën e qeverisjes në pushtetin vendorë, kryesisht në Tiranë
/Oranews.tv/
