Në urban me Covidin, udhëtarët ankohen për mosruajtjen e distancës: Na ka ruajtur Zoti!
Qytetarët të cilët përdorin transportin publik për të udhëtuar çdo ditë përballen me kaos dhe rrezikun për tu infektuar. Udhëtarët pranojnë se kontrollet për maskat janë shtuar, por për distancimin social nuk është bërë asgjë.
Kjo video e Ora News tregon kaosin e përditshëm në linjat e transportit publik.
Kontrollet thonë udhëtarët nuk kanë munguar asnjë ditë, por vetëm për maska.
"Ka pasur kontrolle për maskën, këta të bashkisë."
Në mjetet e transportit ndërgjegjësimi është rrritur, por udhëtarët thonë se janë të rinjtë janë ata që neglizhojnë.
"Të rinjtë janë më neglizhentë."
Distancimi social është i pamundur dhe zgjidhja mbetet vetëm një.
"E pamundur të mbash distancë dhe e pamundur të ndërgjegjësosh njerëzit për maskën. Ambjenti është kaq i ngushtë, nevojat e njerëzve për të lëvizur sa më shpejt janë të mëdha."
Përballë rrezikut të infektimit ata thonë se i ka mbrojtur Zoti..
"Na ka ruajtur Perëndia!"
Pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme në media për shkeljen e rregullave anti-Covid në urbane, qytetarët do të duhet përsëri që cdo ditë të sfidojnë rrezikun e Covid duke u shtyrë e shkelur me njëri-tjetrin, për të zënë një vend në urban e për të arritur në destinacion.
