Durrës, sekuestrohen 200 kg kanabis në një kamion në port, ndalohet drejtuesi i mjetit

Durrës, sekuestrohen 200 kg kanabis në një kamion në port,

Kapet sërish drogë në portin e qytetit bregdetar të Durrësit. Mbrëmjen e sotme autoritetet policore portuale kanë bërë të mundur sekuestrimin e mbi 200 kg lëndë narkotike, të llojit kanabis.

Burime nga blutë bëjnë me dije se lënda narkotike u sekuestrua në një kamion në pikën e kontrollit kufitar, ndërsa mendohet se si destinacion shpërndarje kishte shtetin fqinj Italinë.

Ndërkaq policia ka bërë dhe ndalimin e drejtuesit të mjetit në të cilën u kap lënda narkotike, shtetasin Lutfi Burnazi, 62 vjec nga Dibra, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit të trafikantëve që mund të fshihet pas ngarkesës së drogës, ku do të jetë edhe dëshmia e të ndaluarit një ndihmë e vyer në hetime.

EMISIONET