Durrës, krim në familje, 51-vjeçari vret me mjete të forta nënën e tij të moshuar

Durrës, krim në familje, 51-vjeçari vret me mjete të forta

Një ngjarje ka tronditur fshatin Kullë në Durrës, ku një 51-vjecar ka ekzekutuar të ëmën e tij  70-vjecare. Lefter Pashai, mësohet se ka goditur me mjete të forta nënën e tij të moshuar Mereme Pashai,  goditje të cilën sipas burimeve nga vendngjarja mësohet të ja ketë dhënë në pjesën e pasme të kokës, cfarë i ka shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme.  Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së komisariatit të Shijakut, të cilët kanë shoqëruar në komisariat edhe autorin e dyshuar të krimit të rëndë.

Ndërkaq trupi i viktimës është transportuar drejt morgut të qytetit, ku do ti bëhet dhe autopsia për të përcaktuar dhe shkakun e vërtetë të vdekjes. Mësohet  se Lefter Pashai ishte i  ve prej një viti dhe vuante nga depresioni.

Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore  dhe dëshmia e 51-vjecarit që do të hedhë dritë mbi rrethanat dhe shkaqet e vrasjes së të moshuarës, ndërsa nga hetimet paraprake të policisë dyshohet  se vrasja është bërë për motive të dobëta pas një konflikti familjar.

EMISIONET