FOTOLAJM/ Kodheli provon të drejtojë Destrojerin amerikan

Durrës - Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka provuar sot të drejtojë Destrojerin amerikan USS Donald Cook, që ka mbërritur 5 ditë më parë në Durrës.

Ministrja, bashkë me shefin e Shtabit dhe ambasadorin amerikan Arvizu ishin ftuar nga  komandanti, kapiteni i Rangut të Parë Scot A. Jones për të vizituar Destrojerin në ambientet e brendshme dhe të jashtme si dhe për të zhvilluar një bisedë në një ambient aspak të zakonshëm, shërbyer nga punonjësit e "Uss Donald Cook".

Destrojeri amerikan i raketave udhëzuese, USS Donald Cook (DDG 75) ka mbërritur në portin e Durrësit për një vizitë në kuadrin e bashkëpunimit ushtarak midis ushtrisë së Shteteve të Bashkuara dhe asaj shqiptare dhe në vazhdën e përpjekjeve të Flotës së 6-të Detare Amerikane për forcimin e bashkëpunimit detar dhe rritjen e stabilitetit në rajon.

ar.sh/Oranews.tv

 

EMISIONET