Durrës, dy tragete shtyjnë lundrimin e tyre drej Barit, shkak moti i keq
Dy tragetet e linjave detare Durrës - Bari, që do te niseshin mbrëmjen e kaluar në orën 23 00 janë nisur për shkak te motit te keq mëngjesin e sotëm në orën 06.00.
Tragetet "Bari" dhe "Af Marina" e shtynë mbrëmë udhëtimin pasi Kapiteneria urdhëroi që ata të qëndronin në port për të kaluar situatën e rënduar sinoptike që kishte zona e Gjirit të Durrësit.
Dallgëzimi në det të hapur ishte mbi 7 ballë ndërsa në bregdetin e Durrësit rreth 6 ballë.
2 Tragetet e linjave Bari - Durrës ndërkohë po ankorohen në portin e Durrësit, pasi ata ishin nisur në orarin e zakonshëm pasi situata sinoptike në portin e Barit ka qenë më e favorshme, bëjnë me dije burime nga Kapiteneria e Portit të Durrësit.
