Durrës/ 49 kg kokainë në kontenierin me banane nga Ekuadori, i arrestuari është babai i Arbër Çekajt

 

Burimet për Ora News bëjnë me dije se Selim Çekaj, I cili është arrestuar për sekuestrimin e 49 kg kokainë të nisur nga Ekuadori me destinacion Shqipërinë është babai  i Arbër Çekaj i arrestuar dhe dënuar me me 14 vite burg për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë të fshehura në banane.

Atëherë lënda narkotike u zbulua në shkurt të 2018-s në Maminas, pasi ishte fshehur në kontenier me banane që ishin porositur nga Çekaj.

Shtetasi Selim Çekaj është administrator i firmës "Ecoalmax"

Si u zbuluan 49 kg kokainë te fshehur në kontejnerin me banane që vinte nga Ekuadori

 

Sipas njoftimit sotëm të policisë, gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në disa kontenierë, u bë e mundur që në njërin prej tyre, i cili ishte i ngarkuar me banane dhe ishte nisur nga Ekuadori me destinacion Shqipërinë, për llogari të një firme me qendër në Maminas, me administrator shtetasin S. Ç., të gjendej dhe sekuestrohej në cilësinë e provës materiale rreth 49 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

 Seksioni për Hetimin e Narkotikeve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë Çekajn, me banim në Sauk të Tiranës.

Durrës/ 49 kg kokainë në kontenierin me banane nga Ekuadori, i

Operacioni u kodua “MERSIN”.

 

EMISIONET