Drogë nga Shqipëria, sekuestrohen 241 kg marijuanë, në pranga shtetasi grek

Drogë nga Shqipëria, sekuestrohen 241 kg marijuanë, në

Sekuestrohet tjetër sasi lëndësh narkotike në kufi me shtetin grek, në urën e Rajos në Igumenicë. Policia helene ka bërë të mundur bllokimin e rreth 241 kg marijuanë, sasi kjo e cila ishte fshehur në makinën e një 39-vjeçari grek.

Mësohet se lënda narkotike e ndarë në 350 pako ishte fshehur në sediljen e pasme të makinës, ndërsa sipas autoriteteve të policisë greke droga ishte marrë në kufirin e gjelbër me Shqipërinë, në fshatrat e Sarandës.

Më herët policia greke sekuestroi 160 kg kanabis në kufi me Sarandën, ndërsa policia jonë ndaloi poseduesit e saj, përkatësisht 8 shtetas shqiptarë.

EMISIONET