Drogë në autobusin e linjës Tiranë-Athinë, sekuestrohet 15 kg kokainë, pranga shqiptarit
Një sasi droge prej 15 kg, e llojit kokainë është sekuestruar pasditen e sotme nga policia greke. Droga u kap në autobusin e linjës Tiranë-Athinë, ndërsa është vënë në pranga shoferi i mjetit të transportit, një shtetas shqiptar rreth 47 vjec.
Sic bëhet e ditur nga policia greke, ndalimi i sasisë së drogës u bë e mundur në sajë të informacioneve që kishin siguruar se me këtë autobus bëhej trafik droge.
Nisur nga kjo policia greke ka ushtruar kontroll në autobus, ku ka gjetur dhe më pas sekuestruar 15 kg kokainë, të ndarë të 9 pako, si dhe një shumë parash prej 29 250 euro.
Nga ana e policies kanë nisur kërkimet për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në rrjetin e trafikantëve të narkotikëve.
