Sekuestrohet 140 kg drogë në Gjirokastër, drejtuesi i mjetit largohet

140 kilograme marijuane jane sekuestruar nga sektori kunder narkotikeve ne Gjirokaster, fale operacionit te koduar “Mengjesi”.

Aksioni i forcave te policise eshte zhvilluar ne aksin Kordhoce-Gjirokaster, ku pas informacioneve te grumbulluara ne rruge operative agjentet e antidroges jane vene ne dijeni per nje transport te mundshem te marijuanes.

Operacioni eshte kryer ne dalje te fshatit Lazarat dhe droga kishte destinacion qytetin e Durresit.

Si rezultat forcat e policise munden te sekuestrojne 110 pako me lende narkotike, me peshe te ndryshme, e cila ne total eshte 140 kilograme, ndersa eshte identifikuar dhe po punohet per ndalimin e drejtuesit te mjetit E.D, i cili ka braktisur menjeher automjetin dhe eshte larguar porsa ka pikasur agjentet e policise.

Nderkohe edhe ne Tepelene forcat e policise arrestuan Ergest Rrapaj, person i shpallur ne kerkim per vepren penale “shitje dhe prodhim te lendeve narkotive”.

Kapen 158 kg marijuanë drogë në Kakavijë, në pranga shqiptari

Kapen nga policia greke ne nje maune me targa shqiptare prane Kakavijes. Operacioni u zhvillua në vendin e quajtur Kallpaq, ku forcat e policisë gjatë kontrollit të mjetit me qenë nuhates zbuluan dhe lëndën narkotike.

Policia arrestoi dhe drejtuesin e mjetit, shtetas shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndërsa mësohet se droga vinte nga Gjirokastra. Ndërkohë Operacioni vijon edhe ne keto momente.

Drogë drejt Korfuzit, sekuestrohen 70 kg marijuanë, poseduesit i shpëtojnë policisë

Policia e Sarandës sekuestron 70 kg marijuanë. Lënda narkotike u kap gjatë një oparacioni antidrogë të policisë kufitare të zhvilluar pas mesnate.

Burime nga policia bëjnë me dije sasia e marijuanës e paketuar në tashë po transportohej me varkë pranë Ksamilit nga dy persona.

Këta të fundit ishin drejtuar drejt Korfuzit, por sapo kanë pikasur policinë kanë hedhur thasët e drogës në det dhe janë larguar menjëherë në drejtim të paditur me varkën që udhëtonin.

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim dy poseduesit e drogës dhe po punon për kapjen e tyre.

 

EMISIONET