Drenova, 2.8 mln euro me flamur të kuq, tenderi i OST u zhvillua pa garë
Ndërmarrja e Operatorit të Sistemit të Transmetimit nën drejtimin e Skerdi Drenovës ka zhvilluar një tjetër tender pa garë, i sinjalizuar edhe nga Open Data. Sipas të dhënave kompania e vetme pjesëmarrëse do të paguhet 2.8 milionë euro.
Operatori i Sistemit të Transmetimit vijon të prokurojë tendera pa garë me vetëm 1 kompani ofertuese.
Për mirëmbajtjen dhe trajnimin për sistemin qendror, institucioni nën drejtimin e Drenovës, rezulton të ketë vënë në dispozicion një fond limit prej 350 milionë lekësh.
Pjesëmarrëse dhe automatikisht edhe fituesja rezulton subjekti Koncar-Inženjering ZA Energetiku i Transportit.
Por ndonëse fondi limit është paraqitur me lekë nuk kuptohet përse oferta e këtij subjekti nuk është konvertuar në të njëtën monedhë por është dhënë në euro.
OST e Drenovës do të paguajë 2.8 milionë euro për këtë kontratë e cila është parashikuar me një kohëzgjatje prej 4 vitesh.
Edhe Open Data e ka shënuar këtë tender me flamur të kuq, me shënimin mungesë konkurence.
Ky sistem duhet të sigurojë grumbullimin në kohë reale të të dhënave të sistemit energjititk dhe prezantimin e tyre në ndërfaqet e përdoruesit.
Serveri duhet të jetë i pajisur me teknologjinë përkatëse dhe i lidhur me pjesën tjetër të rrjetit në mënyrë që të ofrojë siguri të plotë ndaj sulmeve kibernetike.
Më herët, OST-ja me në krye Drenovën ka përfudnuar edhe në dyert e Komisionit të Prokurimit Publik nën akuzat për kritere të tepruara apo skualifikime të padrejta.
Rasti më i fundit ishte ai për Implementimin e një sistemi Backup dhe Disaster Recovery me fond limit prej 11.4 milionë lekësh ku u tentua skalifikimi i ofertës më të ulët.
Ka qenë KPP ai që i ka anuluar disa herë vendimet duke shmangur abuzimet.
