"Drejtori i bashkisë Tiranë në përgjime" Zyla në "mbrojtje" të Veliajt: Kështu PD nuk merr asnjë votë

"Drejtori i bashkisë Tiranë në përgjime" Zyla

Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, analisti Julian Zyla u shpreh se Veliaj përmend çdo ditë emrat nga LSI-ja që janë përmendur në dosjet e SPAK.

Ndërsa gazetari Basir Çollaku tha se kreu i SPAK është takuar me prokurorin e antimafies italiane, rezulton se një drejtor shumë i rëndësishëm i bashkisë Tiranë u ka dhënë punë këtyre të mafies.

Zyla: Çollaku ka informacion vetëm për njërën palë, ndërkohë që Veliaj përmend çdo ditë emrat nga LSI-ja që janë përmendur në dosjet e SPAK.

Çollaku: Pasi kreu i SPAK është takuar me prokurorin e antimafies italiane, rezulton se një drejtor shumë i rëndësishëm i bashkisë Tiranë u ka dhënë punë këtyre të mafies.

Zyla: E kuptoj dëshirën tënde për të bërë politikë.

Çollaku: Kemi dosjen e Ndraghetës që SPAK po e lë të flejë për arsye elektorale, ku përfshihet Rama, Veliaj dhe ai shefi i Policisë së Tiranës që hante mish derri.

Zyla: Ti je shumë mirë me organizatën e PD-së dhe ke përfitimet e tua. Fatkeqësia e PD-së është që në këto zgjedhje po humbet mundësinë që të bëjë... Nëse fushata e PD-së bazohet te kriminelët, nuk merr asnjë votë.

Vendi Lajme Politikë PD veliaj bashkia tirane drejtori julian zyla RTV Ora

EMISIONET