Kryeministri i Kosovës Avdullah dhe shefi ekzekutiv i Koorporatës Ndërkombëtare të Financave të SHBA (DFC), Adam Boehler firmosën sot në Prishtinë marrëveshjen e rradhës, në vazhdën e asaj të 4 shtatorit e firmosur në Shtëpinë e Bardhë, edhe në praninë e presidentit Donald Trump.

Sipas dokumentit, marrëveshja e re Kosovë-SHBA nxit investimet amerikane në vend si dhe përcakton veprimet lidhur me mbështetjen e korporatës për projektet në Kosovë dhe trajtimin e tyre nga ana e Kosovës.

Teksti i plotë i dokumentit:

“Ne, Avdullah Hoti, kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Adam S. Boehler, kryeshef ekzekutiv i Korporatës Financiare amerikane për zhvillimin ndërkombëtar, e përshëndesim përmbylljen e shpejtë të marrëveshjes së re Kosovë-SHBA për nxitjen e investimeve.

E ndajmë dëshirën që kjo marrëveshje të nënshkruhet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të hyjë në fuqi në të ardhmen shumë të afërt, pas përmbylljes së procedurave tona të brendshme.

Marrëveshja e re Kosovë-SHBA për nxitjen e investimeve pritet që të ofrojë qasje në gamën e plotë të përkrahjes në investime, ofruar nga Korporata Financiare amerikane për zhvillim ndërkombëtar, ashtu si dhe të përcaktojë veprimet lidhur me mbështetjen e korporatës për projektet në Kosovë dhe trajtimin e tyre nga ana e Kosovës.

Pas normalizimit historik ekonomik Serbi-Kosovë, për të cilën u arrit marrëveshja më 4 shtator 2020 në Uashington, Kosova dhe Serbia synojnë të avancojnë negociatat pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së re Kosovë-Serbi për nxitjen e investimeve, lidhur me projektet e rëndësishme brenda Kosovës, përfshirë projektet për të cilat ka marrëveshje të jenë pjesë e normalizimit ekonomik mes Serbisë dhe Kosovës.

Kosova dhe SHBA synojnë të zbatojnë me besnikëri marrëveshjen e re Kosovë-SHBA për nxitjen e investimeve. Duke e zbatuar besnikërisht këtë marrëveshje, të dyja shtetet pritet t’i identifikojnë projektet që fuqizojnë më tej integrimin ekonomik dhe zhvillimin në rajon.

Mirëpresim këto arritje si dëshmi konkrete të fuqisë së raporteve mes dy vendeve tona.

Prishtinë, 21 shtator 2020”