"Do të hidhem nga 12 kate ose më jepni dokumentat", shqiptari mban në ankth disa orë policinë në Selanik

Një shtetas shqiptar vuri në alarm policinë dhe shërbimin zjarrfikës të Selanikut pasditen e kësaj të diele pasi ishte ngjitur në çatinë e një godine 12 katëshe dhe kërcënonte se do të hidhej.

Siç raportojnë mediat greke, ai i tha policisë se nuk kishte dokumenta qëndrimi në shtetin fqinj. Pa para ai nuk mund të siguronte as strehim dhe jetonte në një kasolle.

Ai gjithashtu tha se djali i tij po kryen  shërbimin e tij ushtarak në Evros.

Policia rrethoi zonën ndërsa në lëvizje u vunë negociatorët për ta bindur që të zbresë.

Pas disa orë negociata ai u bind të tërhiqej mbrapsht.

Diku pas orës 18:00, ai u ngrit nga çatia ku ishte ulur dhe u mor në dorëzim nga policia të cilët e zbritën poshtë.

Fillimisht u dërgua në stacionin policor për tu transferuar më pas në një spital psikiatrik për mjekim.

Siç raportojnë mediat greke, kërkesa e vetme e tij ishte pajisja me dokumenta qëndrimi nga shteti grek.

Vendi Lajme Kronike selanik DOKUMENTA shqiptari kercenon te hidhet 12 kate

EMISIONET