"Do më fusin atje dhe do më vdesin" këngëtari tregon se si i ati nuk e lejoi të telefononte 127

"Do më fusin atje dhe do më vdesin" këngëtari

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Why Not" në RTV Ora ishte këngëtari i njohur, Altin Sulku.

Vetë ai ka vendosur që jetën e tij private ta mbajë larg nga mediat dhe kur vjen puna te familja si të gjithë një ndër pikat të dobëta është familja.

‘Voci nga Dibra’ tregoi lidhjen e veçantë që ka me prindërit e tij të cilët herë pas here e vizitojnë atë  në Tiranë.

Në filimet e pandemisë frika ka qenë trefish më e madhe duke e krahasuar me atë tani, kjo pasi atëhere nuk ishim të informuar aq sa duhet për këtë armik të padukshëm.  

Si të gjithë ne edhe babain e Altinit e kishte kapur stresi dhe frika nga infektimi.

Këngëtari gjatë bisedës me moderatoren, Roza Lati ka treguar një histori kur babai i tij ka patur disa simptoma të lehta dhe menjëherë ka menduar se mos ndoshta  ishte infektuar nga Covid-19.

"Babain e kam 80 vjeç edhe sa filloi Covidi në Shkurt- Mars  ndodheshin këtu nuk kishin ikur në fshat .  Babai nga stresi sepse po shikonin se vetëm pleqtë po infektoheshin nga Covid i tha bashkëshortes time që kur të shkonte në farmaci ti blinte disa kokrra për dhimbjen e kokës. Shkon ajo i merr dhe kur e pi i shkon keq kokrra  dhe më pas filloi me kollën, po kollitej. Më merr nëna në tel më thotë hajde se është babai keq. Shkoj unë dhe më thotë 'Më ka kapur virusi' .

Kur të kapi i them se para 5 minutash isha.'Jo jo ose ma ke sjellë ti ose kushedi.. ja kam temperaturë, kollë'- më thotë. E i them prit të marr në telefon shërbimin e urgjencës dhe nuk më lejoi ta merrja se kushedi çfarë  tha do më marrin dhe do më vdesin aty" - tregon Altini.

Showbiz Lajme Why not covid altin sulku

EMISIONET