"Dikush krejt papritur të vjedh zemrën" Fisniku i dedikon Fjollës fjalët më të ëmbla
Pak javë më parë Fisnik Syla i propozoi për martesë këngëtares së njohur kosovare Fjolla Morinës.
Me një buqetë super të madhe me trëndafila dhe me një unazë të bukur diamanti, Fizniku suprizoi personin e zemrës në mënyrën më të bukur.
Ajo i tha “PO” këtij propozimi, duke zyrtarizuar kështu lidhjen e saj dhe duke dhënë lajmin e bukur se po i jep fund beqarisë.
Çifti po shijon në maksimum dashurinë dhe në rrjete sociale nuk kanë munguar dedikimet e shumta për njëri-tjetrin.
Nëpërmjet llogarisë së tij në Instagram, Fisniku herë pas here i bën dedikime Fjollës duke i shprehur dashurinë publikisht.
Së fundmi ai ka shkruar disa fjalë të ëmbla të cilat padyshim që do e kenë lumturuar pa masë Fjollën.
“Ndonjëherë dikush vjen në jetën, të ndryshon jetën tënde krejt papritur të rrëmben zemrën dhe të ndryshon përgjithmonë.”- shkruan ai krah fotos të tyre ku duken më të dashuruar se asnjëherë më parë.

