Dhoma e Tregtisë e Industrisë mbyll eventin te pedonalja, Jaka: Parësor argëtimi i fëmijëve
Për pesë ditë me rradhë pedonalja e kryeqytetit është kthyer në arenë festive për të gjitha grupmoshat.
Ka qënë dhoma e tregtisë dhe industrisë e cila për të pestin vit me rradhë i ka shndërruar ditët e para të qershorit dhe jo vetëm datën 1 në festë ku për fëmijët janë shpërnadrë dhurata të shumta.
Për kryetarin Nikolin Jaka argëtimi i fëmijëve dhe shëndeti i konumatorëve janë parësore për dhomën e tregtisë dhe industrisë
Nikolin Jaka: “Është viti i pestë që organizohet ky panair në shërbim të 1 qershorit, pra në shërbim të fëmijëve por pa harruar dhe objektivat e qarta të dhomës dhe të sipërmarrjes shqiptare për t’i shërbyer konsumatorit dhe klientit, në rastin konkret fëmijëve shqiptarë me produkte sa më cilësore me produkte të standartit të BE-së dhe që kërkojnë të integrojnë sipërmarrjet shqiptare në shërbimin e duhur ndaj konsumatorit”.
Për pesë ditë me rradhë në pedonalen e Tiranës rreth 30 firma kanë ekspozuar produktet e tyre për fëmijë dhe në mbyllje të panairit ka qënë kryetari Nikolin Jaka i cili ka shpërndarë edhe çertifikata mirënjohjeje për ta.
