Dhoma e Tregëtisë apel politikës, Jaka: Ndihmoni biznesin që të mos falimentojë
Viti që sapo hymë pritet të jetë një tjetër vit i vështirë krize për biznesin në Shqipëri. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, deklaron se politika duhet që të veprojë dhe të marrë masa në mënyrë që bizneset të mos vazhdojnë të mbyllin në masë aktivitete e tyre.
Disa prej kërkesave të Dhomës së Tregtisë për të përballuar këto vite krize janë ulja e pagës minimale dhe e orarit të punës në mënyrë që të mos pushohen punonjës.
Edhe vitin që lamë pas Jaka e cilëson mjaft pesimist. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë deklaron se gjatë 2012 janë mbyllur mjaft aktivitete, sidomos në sektorin e ndërtimit dhe të tregtisë.
