Detaje të reja nga atentati ndaj anëtarit të "Grupit të Tritolit"/ Asnjë gjurmë në makinë, shoqërohen 10 persona
Përsa i përket ngjarjes të ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku gjatë një atentati mbeti i plagosur shtetasi Mario Mitro, burimet nga policia bëjnë me dije se ka shkuar në 10 numri i personave të shoqëruar në komisariat.
Sipas asaj që raporton gazetari i Ora News, Edi Ruçi, bëhet fjalë për dëshmimtarë okular të ngjarjes, kalimtarë të rastit si dhe pronari i biznesit ku përfundoi plumbi.
Blutë e Vlorës konfirmojnë që në brendësi të mjetit të djegur, tip Land Rover, në fshatin Bishti Malit në Selenicë, nuk është gjendur as gëzhoja dhe as arma e krimit.
Dyshohet se në atentat të jetë përdorur një arrmë e llojit pistoletë me mulli.
Sipas dyshimeve paraprake, në atentat kanë marrë pjesë dy persona në momentin e goditjes së shënjestrës por ende nuk dihet nëse këta dy persona pasi kanë ndjekur makinën janë ndihmuar apo jo nga persona të tjerë.
Marion Mitro, i cili u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda si pjesë e grupit kriminal të vendosjes së tritolit në Vlorë, u qëllua paraditen e sotme me dy plumba pistolete.
Ai ka qenë duke ecur në afërsi të bibliotekës së Vlorës kur një person ende i paidentifikuar i është afruar me një automjet tip “Land Rover” dy metra dhe në këtë distancë, ka qëlluar në drejtim të tij, duke e lënë të plagosur në pjesët e këmbës.
Mitro ka pak kohë që ka dalë nga burgu, pasi ishte dënuar me 8 vite burgim për akuzën e Tentativës së vrasjes me tritol ndaj ish-prefektit të Vlorës, Besnik Dervishaj.
Lexo edhe:
Vlorë: Dy plumba pistolete Mario Mitros, autori qëlloi nga 2 m distancë, makinën e dogji në Selenicë
“Gjahtari bëhet pre” atentat porositësit të atentateve, plagoset Marion Mitro
