Detaje nga vrasja makabre në Itali/ Burrit iu ngul thika në fyt, gruaja u rrah e më pas iu mor fryma deri në vdekje

Detaje nga vrasja makabre në Itali/ Burrit iu ngul thika në fyt,

Gazetarja e RTV Ora në Itali, Alba Kepi, zbulon detaje të reja nga ngjarja makabre me protagonistë çiftin shqiptar Shpëtim dhge Teuta Pasho, të zhdukur që prej 2015-ës.
Drejtori i Trupës së Karabinierëve të Firenzes, të cilët po merren me ngjarjen në fjalë, ka konfirmuar për RTV Ora se:

“Trupat janë të çiftit Shpëtim e Teuta Pasho. Rezultati i analizës së ADN ka konfirmuar se një prej viktimave është Shpetim Pasho, 54 vjeç ne momentin e zhdukjes. Ndërsa për Teuta Pashon pritet rezultati i ADN, por me shumë gjasa do të konfirmohet pasi elementët e gjetut mbi pjesët e copëtuara trupore e vërtetojnë këtë".

Vdekja e tyre ka qenë brutale dhe edhunshme. Shpëtim Pasho ka një plagë thike në fyt ndërsa Teuta Pasho mendohet se është rrahur rëndë e më pas i është marrë fryma deri në vdekje, thonë autoritetet italiane për RTV Ora.

Sipas asaj që raporton Alba Kepi, janë marrë në pyetje dy vajzat Viktoria dhe Dorina Pasho dhe disa familjarë të tjerë të viktimave që jetojnë në Itali.

Kujtojmë se, djali i çiftit Taulant Pasho është i kërkuar nga drejtesia italiane që prej vitit 2016, ndërsa është arrestuar disa herë për trafik droge.

Interpol ka verifikuar gjate ditës së sotme se Taulant Pasho gjendet në një burg ne Zvicër i akuzuar po për trafik droge e janë në zhvillim komunikimet me autoritetet e drejtësisë zvicerane.

Pista familjare është pista kryesore e hetimit por nuk përjashtohen dhe pistat e tjera.

Zhdukja e çiftit ka ndodhur në 2 nëntor 2015 në njëjtën ditë kur Taulant Pasho doli nga burgu i Solleccianos pak metra larg prej të cilit u gjetën valixhet me trupat e copëtuar.

Lexo edhe:

Itali: Vrasja e çiftit Pasho, ditën kur djali i tyre doli nga burgu, atë ditë u zhdukën 40 mijë euro

Çifti shqiptar gjendet i copëtuar në 3 valixhe/ Çfarë shkruante gazetarja e RTV Ora pak ditë pas zhdukjes së tyre

Vendi Bota Lajme itali rtv ora Europa Lajmi i fundit Kronike Aktualitet alba kepi shpetim e teuta pasho valixhet

EMISIONET