Deportohen 49 shtetas nga BE, ndalohen 3 vjet të udhëtojnë drejt Shengenit

Deportohen 49 shtetas nga BE, ndalohen 3 vjet të udhëtojnë drejt

Janë riatdhesuar rreth 49 shtetas shqiptarë të cilët kishin thyer rregullat e qëndrimit në zonën Shengen.

Operacioni i riatdhesimit u zhvillua nga strukturat e Policisë Kufitare dhe Migracionit, në bashkëpunim me agjensitë franceze ligjzbatuese.

Sipas policisë së shtetit, të gjithë shtetasit e kthyer janë penalizuar për tre vjet të mos udhëtojnë drejt vendeve të hapësirës Shengen.

Nga ana tjetër numrin më të lartë të personave që kanë shkelur rregullat e qendrimit në BE kanë qenë nga kryesisht nga Franca me 25 persona, nga Belgjika 4 persona, nga Finlanda 6 persona, nga Gjermania 7 persona, nga Spanja 3 persona dhe nga Italia 4 persona.

Kjo është hera e dytë për vitin 2015, ku depërtohen shtetasit shqiptarë të cilët kanë thyer rregullat e qendrimit 3 mujor në zonat e Shengenit.

EMISIONET