Denoncimi i fortë/ Dhëndri i Sejdinit së shpejti le burgun. Si heshti policia për sherrin masiv para lokalit të tij

Denoncimi i fortë/ Dhëndri i Sejdinit së shpejti le burgun. Si

Nuk ka qetësi për qytetin e Elbasanit. Pas vrasjes së Bujar Çelës pak ditë më parë, qyteti është tronditur nga një tjetër ngjarje e rëndë, fatmirësisht pa viktima.

Lajmin e jep vetë ish kryeministri Sali Berisha, i cili referuar mesazhit të një qytetari, shprehet se, një sherr masiv ka ndodhur në[ zemër të qytetit, pranë lokalit të dhëndrrit të ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini, Sokol Sanxhaktari, ndërsa policia shton ai, e mban ngjarjen të fshehtë.

Denoncuesi madje paralajmëron se së shpejti pritet lirimi nga burgu i Sanxhaktarit.

“Rrahje masive në Elbasan! Narkopolicia fsheh ngjarjen”, shkruan ish-kryeministri, ndërsa publikon edhe mesazhin e qytetarit digjital.

Mesazhi:

“Sherr masiv në Elbasan, të rinjtë rrihen me shkopinj e leva mes qytetit para lokalit të dhëndrit të ish kryetarit që pritet të dalë nga burgu këto ditë.

Një sherr masiv ka ndodhur mes disa të rinjve në Elbasan. Nuk jepet asnje informacion

Burimet bëjnë me dije se disa të rinj janë konfliktuar mes tyre me mjete rrethanore (shkopinj,&leva) ne afersi te rrethrrotullimit të 1 majit në Elbasan.

Burime zyrtare bëjnë me dije se të rinjtë janë zënë me njeri tjetrin përballë Hotel Skampa-s, për motive të dobëta dhe për pasojë janë shoqëruar në komisariatin e Elbasanit për sqarime të mëtejshme.

Nga goditjet asnjëri nuk ka marrë plagë të rënda. Paraprakisht behet me dije se ne konflikt janë përfshirë 4 persona”.

POR KUSH ËSHTË SOKOL SANXHAKTARI?

Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini, është një personazh i njohur për drejtësinë.

Sanxhaktari është akuzuar se ka kryer një sërë veprash penale, por me sa duket, gjithmonë i ka shpëtuar drejtësisë.

Ndërkohë Sanxhaktari njihet edhe si miku i afërt i Sokol Çelës, ky i fundit i akuzuar si i përfshirë në ngjarjen që ndodhi mesnatën e 18 shtatorit kur një automjet i blinduar tip “Audi A8” goditi makinën e patrullës së Policisë, brenda të cilit ishte ish-zv.drejtori i Policisë, Gjergji Oshafi.

Po ashtu, në disa media dhe në akuzat politike të opozitës shqiptare, dhëndri i Qazim Sejdinit dyshohet se është i përfshirë në grupin krīminal të bandës së Çelës.

Ai është arrestuar disa herë, por gjithnjë ia ka dalë të rifitojë lirinë, duke i shpëtuar drejtësisë me dënime qesharake.

Zakonisht ndodhte që viktimat të tërhiqeshin nga akuzat që ngrinin ndaj Sanxhaktarit, ose prokurori detyrohej të largohej nga çështja e hetimit, ose Policia shpallej nga gjykata në tejkalim kompetencash sepse kishte shoqëruar dhëndrin e kryetarit të Bashkisë.

Në janar të vitit 2016 Sokol Sanxhaktari i shkruan drejtuesit të prokurorisë Elbasan, Besnik Cani, që të zëvendësojë prokuroren e çështjes Erinda Lamkën.

Në letrën e shkruar, 34-vjeçari aludonte se akuzat i ishin ngritur për shkak të lidhjes që ai kishte me ish-kryetarin e Bashkisë së Elbasanit.

Sanxhaktari vijonte duke thënë se prokurorja e çështjes po kryente hetime tendencioze dhe keqdashëse ndaj tij, pasi Qazim Sejdini nuk kishte pranuar t’i punësonte bashkëshortin.

Ngjarja për të cilën prokuroria ngriti akuza penale ndaj Sanxhaktarit kishte ndodhur mbrëmjen e 20 dhjetorit 2015. Salla operative e Policisë në Elbasan atë kohë është njoftuar se një person ndodhej i ārmatosur në ambientet e një lokali “Lloto-Sporti”, ne lagjen “Luigj Gurakuqi” të qytetit të Elbasanit.

Në vendngjarje, përveç patrullës, mbërrijnë edhe drejtues më të lartë të policisë së qarkut, të cilët personin e ārmatosur e identifikojnë si Sokol Sanxhaktarin. /A.R, Ora News

Vendi Lajme elbasan Politikë denoncimi sali berisha Aktualitet sokol sanxhaktari qazim sejdini

EMISIONET