"Demokracia nis nga brenda shtëpisë" Kreu i PD voton kandidatët për deputet në njësinë 8 Tiranë

"Demokracia nis nga brenda shtëpisë" Kreu i PD voton

Kryetari Basha mori pjesë sot në votimin e kandidatëve për deputetë, dega nr. 8 Tiranë. Ai u shpreh se demokratizimi i PD do të jetë një nga shtyllat e programit të partisë së PD.

Basha: Sot kam ushtruar dhe unë të drejtën time si anëtar në një proces që bëhet për herë të parë në Shqipëri dhe në rajon, votë e anëtarësisë e cila vendos për përfaqësuesit politik të Partisë Demokratike. Siç e keni ndjekur gjatë këtyre ditëve ky proçes është zhvilluar në të gjithë Shqipërinë dhe sot kulmon dhe përfundon në Tiranë.

Shqiptarët duan dhe presin ndryshim dhe ndryshimi fillon nga vota dhe jam shumë i lumtur dhe dua të falenderoj të gjithë demokratët që janë bërë pjesë e këtij procesi dua të falenderoj partnerët tanë që nga kristiandemokratët gjermanë, konservatorët britanikë, republikanët amerikanë që na ndihmuan për të hedhur këtë hap, i cili nuk është një risi vetëm për Partinë Demokratike dhe për partitë politike në tërësi në Shqipëri, është një risi dhe një model për të gjithë rajonin.

Demokracia nis nga brenda shtëpisë dhe jam shumë i lumtur që një proces që bëhet për herë të parë dhe ka natyrisht sfidat e veta, po shkon drejt përfundimit duke mbajtur zotimin e dhënë ku zëri dhe vota e anëtarëve të Partisë Demokratike do të kenë rolin e tyre vendimtar për përcaktimin e përfaqësuevse të lartë të Partisë Demokratike. Zëri dhe vota e çdo qytetari hqiptar do të dëgjohet.

I pyetur nga gazetarët nëse ka koment mbi eleminimin e Balliut nga lista e kandidatëve, Basha u përgjigj se ky proces nuk ka humbës.

Basha: Ky është një proces në të cilin vendos anëtarësia mbi votën e anëtarësisë nuk ka asgjë. Nuk është një proces ku ka të përjashtuar, nuk ka të humbur. Vetë procesi është dizenjuar në mënyrë të tillë që një numër i madh

Vendi Lajme

EMISIONET