Dëmet nga përmbytjet në Shkodër, Turqia i furnizon me ushqime: Asnjë ndihmë nga shteti

Dëmet nga përmbytjet në Shkodër, Turqia i furnizon me

Kjo është ajo çfarë ka mbetur , pas përmbytjeve që zgjatën më shumë se 50 ditë në zonën e nën Shkodrës.

Fermerët që kanë humbur të gjithë të mbjellat e tyre,  në zonën e Anës së Malit, Obot, e Muriqan, tregojnë dëmin e madh që u është bërë atyre.

Uji është tërhequr, por  bagëtitë me të cilat sigurojnë të ardhura për të mbajtur familjet kanë mbetur pa ushqim.

Teksa institucionet janë përfshirë në debat se cila ka detyre të paguajë dëmet, u desh një donacion i shtetit turk me koncentrat që të ndihmonte këta fermerë.

"E kemi të nevojshme se që në datën 13 janar s'kemi parë asgjë," thotë një banor.

"Fusha është e përmbytur që 2 muaj e gjysmë," thotë një qytetar tjetër.

Administratori i Anës së Malit thotë se kjo sasi do të shërbejë vetëm për pak ditë, ndërsa nuk dihet çfarë do te behet me tej.

"Me këtë sasi ne bëmë të mundur që për rreth 10-12 ditë këto familje të kenë mundësi të ushqejnë bagëtitë e tyre," tha ai.

Dëmet e shkaktuara pritet të ndikojnë edhe në vitin e ardhshëm, ndërsa fermerët e goditur rëndë apelojnë për ndihmë.

"Nuk parashikohet gjë as për korrje të lashta në pranverë, për jonxhë sepse kjo është situata më e vështirë për ne," shprehet banori.

Pritet që brenda muajit mars në këto territore të përfundojë evidentimi i dëmeve dhe më pas fatura financiare t'i dërgohet qeverisë.

Vendi Lajme shkoder permbytje

EMISIONET