Demalia: SPAK-u ta fillojë punën nga Top-Channel dhe TV Klan që kanë abuzuar me pushtetin
Për analistin Ilir Demalia, Edi Rama ka blerë gjithë median në vend.
Në një lidhje Skype me Ora Neës, Demalia tha se SPAK-u duhet ta fillojë punën nga Top-Channel dhe TV Klan që, sipas tij, kanë bërë korrupsion dhe abuzim me pushtetin.
Demalia shtoi se e gjitha kjo po bëhet që t’i mbyllet zëri televizionit Ora.
Demalia: Edi Rama ka vënë përfund gjithë median duke e blerë. Dhe SPAK-u ta fillojë punën nga Top-Channel sepse është krijuar me kontrabandë. Nëse flasim për korrupsion dhe abuzim me pushtetin, SPAK-u duhet të fillojë me TV Klan me Fevziun dhe Aleksandër Frangaj. Ç’është ky selektim?
Nuk e di pse për kaq kohë Ora është përballë një presioni të tillë dhe ndryshe nga mediet e tjera nuk është zbythur. SPAK-u duhet të marri në gjykim më së pari politikën dhe shtetin e Edi Ramës, që i janë kapur disa ministra me trafiqe. Pra, pse SPAK-u nxitohet? Ylli Ndroqi ka të drejtë që të jetë i lirë dhe të bëjë biznese, se nuk po shkon të bëhet deputet. Ndërsa këta që kanë krime pas krimesh, këta bëjnë një krim të ri duke dashur të mbyllur zërin e TV Ora.
Sipas Demaliajt, median e kanë frikë vetëm diktatorët dhe se SPAK-u merret me këto veprime sepse është i emëruar nga ky pushtet.
Demalia: SPAK-u është mirë që të merret nga krimi, por nuk ka se si të merret se është emëruar nga ky pushtet. Median e kanë frikë vetëm diktatorët. SPAK pse nuk e fillon aty ku është koka e krimit, aty ku është shteti? Po u mbyll dhe Ora, s’ka më. Ora ka nxjerrë skandale nga të dyja krahët e politikës.
