Demalia për përgjimet: Asgjë e re nga fronti i mafias së ndërtimeve, paraja kriminale ka kapur ekonominë dhe shtetin

Përgjimet e Antimafias italiane të publikuara në Ora News ku të akuzuarit si pjesë e klanit Ndragheta në Itali bisedojnë për leje ndërtimi ne Tiranë, apo tendera në shëndetësi nuk përmbajnë asgjë të re për Ilir Demaliaj.

Në një lidhje me skype nga SHBA-së për Ora News, Demalia thotë se investimi i mafias në ndërtim dhe pastrimi i parave në Shqipëri ka kohë që denoncohet me të madhe por shoqëria shqiptare është e prirur ta besojë vetëm kur kjo vjen nga institucione apo media të huaja si në rastin e Bild për vjedhjen e votës.

Ilir Demalia: Përgjimet, asgjë e re nga fronti i mafias së ndërtimeve në Shqipëri. E reja është që shqiptarët presin të vijë një informacion nga ndonjë shtet i huaj, si rasti i revistës gjermane Bild, që denoncoi vjedhjen e votës në Dibër dhe tani nga përgjimet në Itali. Habitem pse gjithmonë shqiptarët nuk janë në gjendje ti besojnë burimeve të brendshme që kanë. Ora News ka qenë pararojë e denoncimeve të aferave korruptive të mafias, e pastrimit të parasë. E rëndë është që shteti shqiptar ka lejuar hap pas hapi që mafia dhe paraja kriminale të marrë në dorë ekonominë dhe për pasojë dhe shtetin.

Në materialet e siguruara nga Ora News personat nën hetim në Itali shprehen se korrupsioni në Shqipëri është i lartë dhe i ngjason situatës në Kalabrinë e viteve 1960.

Po ashtu ata flasin për kontakte të afërta me kryetarin e bashkisë së Tiranës dhe krerë të lartë të qeverisë, si dhe për faktin se mund të investojnë në ndërtimin e një gradaçele shumëkatëshe që shiten deri në 3 mijë euro metri katror.

Europarlamentari, Lorenzo Cesa, njëherësh sekretar i Partisë së Bashkimit të Demokristianëve italianë UDC i akuzuar për bashkëpunim kriminal e favorizim të klaneve mafioze të Ndranghetas shfaqet në hetimet e Antimafias italiane si njeriu kyç që do të krijonte lidhjet me qeverinë shqiptare për të favorizuar investimet e sipërmarrësve mafiozë në Shqipëri.

Në aferë me sipërmarrësit e Ndranghetas, siç pretendohet në përgjime, ai do të merrte 5% të fitimeve për çdo kompani.

LEXO EDHE

EKSKLUZIVE/ Përgjime të reja: Eurodeputeti italian ndërhyn për tendera e koncesionet e mafias në Tiranë

Vendi Lajme ilir demalia Politikë Intervista në Ora News mafia ne tirane pergjimet e antimafias

EMISIONET