Deklaratat e Ramës, Ambasadori i Norvegjisë: Shqipëria dhe Kosova 2 vëllezër që jetojnë në shtëpi të ndara

Deklaratat e Ramës, Ambasadori i Norvegjisë: Shqipëria dhe Kosova

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, i cili njëkohësisht ushtron këtë detyrë edhe në Shqipëri,  ka komentuar  deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për  bashkimin Kosovë- Shqipëri, duke thënë se është i mendimit të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili pati thënë se “Jemi dy vëllezër, por jetojmë në shtëpi të ndara”

“Në momentin që Kosova do t’i bashkohet Shqipërisë, mendoj se Prishtina nuk do të jetë kryeqytet i Shqipërisë së Madhe. Nuk besoj se Kosova do të jetë në qendër të aktiviteteve.  Nuk besoj se Kosova do të jetë pjesë e politikave funksionale të Shqipërisë së Madhe.  E më pas do të linte problemi mes Jugut dhe Veriut të Shqipërisë, kështu që mendoj se qasja e Ibrahim Rugovës e shpjegon më së miri këtë gjë”, u shpreh ambasadori norvegjez Braathu.

Deklaratat e Jan Braathu u bënë gjatë një ligjërate me studentët në Prishtinë.

EMISIONET