Deklarata e kryeministrit për punëtorët nga jashtë, Vasili: Ky armik i betuar do vetëm skllevër pa liri e pa të drejtë vote

Deklarata e kryeministrit për punëtorët nga jashtë, Vasili:

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një deklaratë për media u shpreh se kryeministri që kanë përballë shqiptarët është armiku më i madh i vendit i cili do vetëm t'i largojë nga vendi.

Vasili tha se Rama do vetëm skllevër të cilët nuk luftojnë për të drejtat e tyre, por pas 25 prillit do të marrë goditjen përfundimtare nga shqiptarët të cilët kanë luftuar gjithmonë për demokracinë.

"Pra është shumë e qartë. Shqipëria dhe shqiptarët janë gjëja e vetme që Edi Rama urren. Demokracia, fjala e lirë, e drejta e shqiptarëve që të vendosin, e drejta e shqiptarëve që të jenë ata zotër të fateve të tyre, është ajo pikërisht që Edi Rama urren. Sot është dita më e rëndë se çdo herë tjetër, pasi shqiptarët kanë të ulur në karrigen e kryeministrit, armikun më të egër të tyre, i cili u tregon derën shqiptarëve, të cilët me qindra e mijëra largohen nga Shqipëria, sepse nuk i do. Sepse ata me votën e tyre, zërin dhe vullnetin e tyre, e lëvizin, e hedhin, e shporrin tutje nga karrigia, por kërkon skllevër pa gjuhë, pa gojë, pa të drejtë vote, që nuk kanë asnjë liri," tha Vasili.

Qëllimi i vetëm i Ramës, sipas Vasilit është largimi i shqiptarëve.

Kryeministri do vetëm skllevër pa të drejtë lirie.

Në njërën anë është armiku i tyre, që u tregon derën, që i shkëmben me skllevër nga Bangladeshi, Afganistani dhe India. Dhe nga ana tjetër janë të gjithë shqiptarët, të përfaqësuar politikisht nga opozita e tyre, të cilët janë gati të luftojnë e të bëjnë çdo sakrificë, për të vendosur demokracinë e liritë e tyre të nëpërkëmbura, e për të ndërtuar fatin, jetën e tyre, të familjeve të tyre, në vendin tonë të dashur që është Shqipëria. Për ne Shqipëria është një vend i shtrenjtë dhe ne këtu duam të jetojmë. Të rinjtë tanë këtu duhet të kthehen e të rinjtë e tjerë të mos largohen, pasi Edi Rama ky armik i betuar i tyre ka vetëm një qëllim ti largojë. 

Vasili tha se në 25 prill shqiptarët do të vendosin për fatin e tyre duke votuar.

"Shqiptarët kanë për të luftuar për të drejtat e tyre për lirinë, për pluralizmin, për demokracinë dhe në vitet shumë të vështira të diktaturës ku me mijëra kanë humbur jetën. Dhe në 25 prill do të japin atë goditje të tmerrshme, përfundimtare që do të jetë mësim për këdo të marrë në Shqipëri që do të guxonte të diskutonte e të vinte në diskutim fatin e shqiptarëve, të lirive të demokracisë së tyre dhe për të shuar njëherë e përgjithmonë nga memoria e shqiptarëve njeriun më të zi dhe më të urryer që i luftoi me çdo mjet e me çdo kusht ata."

Vendi Edi Rama Lajme Politikë Lajmi i fundit petrit vasili

EMISIONET