De Biasi shpall listën anti-Norvegji, 6 lojtarë të rinj në skuadër

De Biasi shpall listën anti-Norvegji, 6 lojtarë të rinj në

Trajneri i përfaqësueses shqiptare të futbollit, Xhani De Biasi, ka mbyllur tashmë përfundimisht listën e kombëtares për ndeshjen kundër Norvegjisë, duke i bashkuar grupit ekzistues prej 18 lojtarësh edhe 8 emra të tjerë.

Ajo që bie në sy në këtë grumbullim është fakti se pavarësisht rëndësisë së ndeshjes, tekniku italian ka vazhduar të eksperimentojë, duke mbledhur tashmë në total 6 emra të rinj për kombëtaren shqiptare, 6 futbollistë që mund të debutojnë që në ndeshjen e fundjavës.

Debutuesve Gjasula e Llullaku, tashmë i janë bashkuar edhe mbrojtësi Ilir Berisha, mesfushorët Amir Abrashi, Ergys Kaçe dhe Vullnet Basha., duke çuar kështu në 6 numrin e futbollistëve që mund të luajnë për herë të parë me kombëtaren ndaj Norvegjisë.

Ndërkohë, pjesë e "listës shtesë" të kombëtares ishin edhe mbrojtësi i Empolit, Elseid Hysaj, mesfushorët Emiliano Vila e Valdet Rama, si dhe sulmuesi Hamdi Salihi. Të gjithë këto lojtarë do të jenë të pranishëm në rifillimin e grumbullimit në ditën e hënë, për t'i hapur rrugë pjesë së dytë të përgatitjeve për ndeshjen kundër skandinaveve.  Ja dhe lista përfundimtare e kombëtare shqiptare të futbollit:

Portierë: Samir Ujkani (Kievo), Etrit Berisha (Kallmar), Orges Shehi (Skënderbeu).

Mbrojtës: Admir Teli (Karabak), Debatik Curri (Gençlebirligi), Mërgim Mavraj (Grojter Fyrth), Renato Arapi (Skënderbeu), Tefik Osmani (Teuta), Armend Dallku (Vorskla Poltava), Ilir Berisha (Orebro), Elseid Hysaj (Empoli)

Mesfushorë: Jurgen Gjasula (Duisburg), Migjen Basha (Torino), Ansi Agolli (Karabak), Armando Vajushi (Liteks Loveç), Ervin Bulku (Sepahan), Sabien Lilaj (Skënderbeu), Valdet Rama (Real Vajadolid), Vullnet Basha (Sion), Amir Abrashi (Grasshopers), Emiliano Vila (Pas Janina), Ergys Kaçe (PAOK),

Sulmues: Azdren Llullaku (Gaz Metan), Erjon Bogdani (Siena), Edgar Çani (Katania), Hamdi Salihi (Jiangsu Sainti).

EMISIONET