Dan Bilzerian dhe modelet e tij mbërrijnë me jahtin luksoz në Mykonos, njerëzit dynden për të bërë foto me të
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Korrik 2020, 11:06
Dan Bilzerian i cili njihet ndryshe edhe si mbreti i “Instagramit”, së fundmi ka mbërritur në Greqi me jahtin luksoz dhe modelet e tij seksi.
39-vjeçari po kalon disa ditë pushime në ishullin e Mykonos dhe në Santorini duke u argëtuar me vajzat që e shoqërojnë dhe duke vizituar vende të ndryshme.
Dan Bilzerian përmes disa postimeve në “Instastory”, ka treguar se shumë njerëz në ishullin e Mykonos dëshironin të bënin foto me të.













