Crawford: Në marrëveshjen Kosovë-Serbi është parashikuar një port i madh në Adriatik, shqiptarët të mos flenë

Crawford: Në marrëveshjen Kosovë-Serbi është

I ftuar Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, ish-presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Mark Crawford u shpreh se Durrësi nuk është një post shumë i thellë prandaj duhet gjetur një vend tjetër në Shqipëri për të bëre një port të madh.

Crawford: Durrësi nuk është shumë thellë dhe varkat që vijnë duhet të janë të parkuara larg, e duhet bërë shërbim me varka të tjera si me furgon. Ka një mirëkuptim për të lëvizur në një vend tjetër, si Porto Romano sepse është më thellë, por unë besoj se kemi mundësi që të bëjnë një port diku tjetër në Shqipëri.

Mund të ketë një lidhje që është përmendur edhe në marrëveshjen Kosovë-Serbi për dalje në Adriatik dhe nëse shqiptarët flenë gjumë do të bëhet në Mal të Zi. Duhet një port i thellë dhe të ketë një hekurudhë lidhëse. Kjo është një gjë që është përmendur. Ndoshta Lezha mund të jetë një vend i përshtatshëm për këtë gjë. Mendoj se në Durrës mund të behët një investim i mirë.

Këtu ka perspektivë dhe mendoj se ka diçka pozitive që mund të bëhet, por duhet fillimisht që të mbajmë investitorët që kemi në vend.

Vendi Kosove Ekonomi Lajme Serbi adriatik porti marreveshje Aktualitet mark crawford RTV Ora

EMISIONET