Ç'po ndodh?/ Dy herë negativ në Tiranë, qipriotët "lenë jashtë" kapitenin e Kombëtares shqiptare

Ç'po ndodh?/ Dy herë negativ në Tiranë,

Kapiteni i Kombëtares shqiptare të Basketbollit, Gerti Shima rezulton pozitiv me Covid-19.

Në një intervistë ekskluzive për "Sport Magazine" dhe gazetarin Altin Sulçe, kapiteni i koshit kuqezi rrëfeu ngjarjen e çuditshme në Qipro.

Sipas tij, edhe pse në Tiranë, ai dhe gjithë ekipi, kishin rezultuar negativë në dy tamponë, autoritetet shëndetësore qipriote i deklaruan pozitivitetin në testin e rradhës të kryer në shtetin mesdhetar.

Altin Sulçe: Gëzohem që je mirë. Të paktën nga zëri dhe figura, që të shoh… dukesh I shëndetëshëm. Je apo nuk je me Covid? Çfarë po ndodh?

Gerti Shima: Me thënë të drejtën, pak situatë jo mosbesuese, se nuk mund ti hedhim poshtë se Covidi tani është i paparashikueshëm për të gjithë. Por pas një javë stërvitje në Tiranë dhe pas dy provave me tamponim që bëmë në Tiranë dolëm negative gjithë ekipi. Ndërkohë këtu në Qipro, pas stërvitjes së dytë, më morën në telefon, erdhën te hoteli dhe më thane je pozitiv. Në momentin e parë nuk e besova se, nuk kisha asnjë shenjë dhe asnjë siklet. As lodhje dhe as kollë apo marrje fryme. Unë vija nga stërvitja me çantë dhe më thane je pozitiv. Erdhi pak çuditshëm. Por këto janë gjëra të paparashikueshme siç e thaashë. Tani jam spostuar. Kam ikur nga hoteli ku isha me ekipin. Jam spostuar në një hotel tjetër.

Shqipëria e basketbollit të meshkujve luan sot përballjen e parë të vitit 2021.

Të besuarit e teknikut Afrim Bilali kanë udhëtuar drejt Qipros, ku sot në orën 18.00 luajnë në Nikosia ndaj vendasve. 

https://youtu.be/8hLozfn3Iyc

Intervistoi në studio Altin Sulçe, përgatit për web-in Aurel Rakipllari

Sport Lajme Ora News Sporte të tjera Lajmi i fundit altin sulçe covid 19 basketboll qipro gerti shima

EMISIONET