Covid prish planet, Rama: Nuk do të vë afate, por në një kohë të arsyeshme rafineria do të rindizet

Covid prish planet, Rama: Nuk do të vë afate, por në një

Kryeministri Rama u shpreh i kënaqur nga finalizimi i marrëveshjes së sotme me naftëtarët, duke deklaruar se qeveria bëri aq sa mundi në këtë kohë të vështirë për shkak edhe të Covid.

Rama: Çka ne kemi vënë në dispozicion si mbështetje për 870 naftëtarë, punonjës dhe punonjëse të rafinerisë është pritur me shumë pozitivitet nga ana e tyre. Natyrisht që në këtë kohë kaq të vështirë ku duhet të kalkulojmë çdo ditë si asnjëherë në eksperiencën time për të qenë largpamës se jemi në kushtet e një paparashikueshmërie për shkak të Covid nuk është e lehtë por sidoqoftë jemi të bindur se kemi bërë gjënë e duhur duke vendosur një pagë 55 mijë lekë bruto dhe 40 mijë lekë neto për 12 muaj.

Paparashikueshmëria për shkak të pandemisë po rrudh jo vetëm buxhetet por edhe investimet.

Kryeministri Rama tha se është në negociata me tre komnpani për rafinerinë e Ballshit, por kohë se kur ajo do të rindizet nuk preferoi të japë.

Rama: Më lejoni të shijoj këtë moment kaq pozitiv dhe njerëzor ku realisht kemi qarë hallin bashkarisht si një familje dhe kemi materializuar moton tonë që askush nuk do të jetë vetëm. Natyrisht nuk i kemi të pakufizuara mundësitë por ky grup njerëzish mendon një vëmendje të veçantë.Nuk jemi dorëzuar sa i përket perspektivës së rafinerisë megjithëse kërkon investim të konsiderueshëm për shkak të teknologjisë së vjetër.

Vazhdojmë intensivisht procesin, i kemi dhënë kohë të mjaftueshme këtyre njerëzve për të marrë frymë lirisht, në momentin që do të jetë investitori dhe do të rindizet rafineria ata do të marrin pagat e tyre. Jemi në kontakt me tre kompani, janë kompani të mëdha dhe të rëndësishme por koha që jetojmë është jashtëzakonisht problem, që e kemi hasur me disa projekte tona, edhe aeroportin e Vlorës.

Kemi një lajm të mirë për veprën e madhe 1.2 miliard për pjesën më të rëndësishme të korridorit blu nga Miloti në Fier, gjithashtu jemi në proces për të hapur dritën jeshile për portin e Durrësit dhe Vlorës dhe aeroportin e Sarandës. Të gjitha do të ishin shumë më të lehta nëse nuk do të kishte hyrë në mes Covidi, por kam besim që në një kohë të arsyeshme, nuk mund të vë afate, rafineria do të rindizet.

Vendi Edi Rama Lajme Politikë Lajmi i fundit rafineria e ballshit marreveshja me naftetaret

EMISIONET