Covid-19 në Shqipëri/ 15 humbje jete në 24 orët e fundit, vijon i lartë numri i rasteve të reja
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e 24 orëve të fundit në lidhje me Covid-19.
Mësohet se 15 qytetarë kanë humbur jetën, ndërkohë që raportohen 752 raste të reja me koronavirus.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në këto 24 orët janë kryer 2620 testime, ndërkohë që 545 qytetarë janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve 23.072 që prej fillimit të epidemisë.
Sipas ministrisë, numri i pacientëve të shtruar është i qëndrueshëm, ku në të 4 spitalet Covid aktualisht po trajtohen 454 pacientë, prej të cilëve 39 janë në terapi intensive dhe 13 të tjerë janë të intubuar.
Sakaq viktimat kanë qenë të moshave nga 55 deri në 88 vjeç.
COVID-19 – Statistika (09 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 752
Të shëruar ne 24 orë 545
Të shtruar në spitale 454
Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 2.620
Testime totale 211.123
Raste pozitive 45.188
Raste të shëruara 23.072
Raste Aktive 21.165
Humbje jete 951
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 11458
Fier 1600
Durrës 1341
Korçë 1124
Vlorë 1121
Shkodër 945
Elbasan 822
Lezhë 776
Berat 764
Gjirokastër 509
Kukës 441
Dibër 264
