Mjeku shqiptar: Këtu në Austri koronavirusi po vjen nga Ballkani

Mjeku shqiptar: Këtu në Austri koronavirusi po vjen nga Ballkani

Çdo ditë e më shumë koronavirusi shënon rritje të rasteve dhe numrit të viktimave në të gjithë botën. Nëse në shumë vende ka pasur një trend ulës, në Shqipëri janë rritur ndjeshëm rastet.

Në një intervistë për Ora News, mjeku Arben Kuçani u shpreh se Austrinë po e infekton Ballkani ku kryesisht janë turistët nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Ai thotë se numri i turistëve nga Shqipëria ishte i ulët por Austria u detyrua që të mbyllë sërish kufijtë për të parandaluar përhapjen.

Kuçani: Heqja e maskave dhe lejimi i njerëzve nëpër bare solli në njëfarë mënyre humbjen e përqëndrimit dhe vëmendjes së popullatës. Lejimi i pushimeve solli dhe lëvizjen e njerëzve. Këtu në Austri koronavirusi po vjen nga Ballkani, kryesisht nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova ndërsa nga Shqipëria nuk ka shumë. Të gjithë mezi kanë pritur të mbarojnë shkollat dhe të vijnë me pushime. Kjo gjë detyroi shtetin austriak që të mbyllë kufijtë. Maska është e domosdoshme por në një ambjent të mbyllur me familjarët e tu është e pamundur ta mbash apo me njerëz që njeh prej kohësh. Maska më tepër, në Austri marr si shembull përdoret në supermarkete apo në zyrat shtetërore, apo kisha, interpretohet më shumë në formën e kujtesës për njerëzit që nëse ato mbajnë një maskë, ato ruhen. Efekti i saj nga njëra anë është psikologjik në një kohë që dihet që një autobus plot me njerëz disa e mbajnë maskën e disa jo, ata që nuk e mbajnë janë më të rrezikuar.

Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti Endi Mullaj

Vendi Shendetësi Lajme koronavirusi Lajmi i fundit te infektuar mjeku arben kuçani austria ballkani

EMISIONET