Cameron në Francë: Të bashkuar do të luftojmë ISIS, këtë djall të keq
"Të bashkuar do të luftojmë Shtetin Islamik, këtë djall të keq". Kështu ka deklaruar kryeministri i Britanisë së Madhe David Cameron në një konferencë të përbashkët me Presidentin e Francës Francois Hollande. Cameron dhe Hollande thanë se do të intesifikohen kontrollet për të gjithë personat që hyjnë dhe dalin në Francë dhe Angli.
Rritje e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit si dhe intensifikim të sulmeve mbi militantët e Shtetit Islamik. Ka qënë kjo tema kryesore e diskutimit midis Presidentit të Francës, Francois Hollande si dhe Kryeministrit të Britanisë, David Cameron, gjatë vizitës së këtij të fundit në Paris. Dy lideret kanë rënë dakord për implementimin e një sërë masave të reja në kuadër të parandalimit dhe mposhtjes së esktremizmit. Bashkëpunimi midis dy vendeve do të shtrihet në dy fronte: të cilat janë kooperimi ushtarak dhe shkëmbimi informacioneve që vijnë nga shërbimet inteligjente. Mësohet se Cameron i ka ofruar presidentit Hollande edhe të drejtën për të shfrytëzuar bazën ushtarake të Britanisë së Madhe në Qipro. Ndonëse është arritur një akord parimor, marrëveshja nuk është miratuar ende. Kryeministri britanik do t'ia parashtrojë çështjen parlamentit, nga ku do të merret edhe vendimi përfundimtar.
Cameron: Miliona njerëz u bashkuan jo vetëm në Francë, por edhe në BE pas sulmeve të Be. Ne kemi folur për të gjitha aksionet që do të ndërmarrim pas sulmeve të Parisit. Franca dhe Britani janë bashkë për të luftuar Shtetin Islamik. Do ta mposhtim ISIS duke bashkëpunuar, ne duhet të mbrojmë veten nga këto sulem makabre. Sot vendosëm të ecim më shpejt përpara. Kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë BE. Do të kemi masa më të ashpra sigurie në të gjitha vende anëtare. Duhet të veprojmë përara se të jetë shumë vonë. Do të ketë kontrolle me të rrepta të personave që hyjnë dhe dalin nga vendet tona. Këto masa i kem patur edhe më herët, por tashmë fjalët do ti kthejmë në vepra. Britania e Madhe aktualisht ka nisur fushatën për nevojën e sulemeve ajrore si një domodsoshmëri për të luftuar Shtetin Islamik. Jam i bindur se sikurse Franca ka ndërmarrë sulmet ajrore në Siri edhe Britania duhet të bëjë të njëjtën gje. Kemi biseduar edhe me Obamën dhe Putin, është e domosdoshmë për të luftuar këtë djall të keq. Bota ishte e bashkuar në Nju Jork, bota u bashkua edhe me Parisin. Ne treguam solidaritetin tonë.
Gjatë konferencës së mbajtur, Hollande tha se masat e sigurisë dhe politikat që pritet të aplikohen gjatë javëve të ardhshme do të jenë në funksion të ruajtjes së rendit dhe të sigurisë së qytetarëve. Sa i përket situatës në Siri, ai deklaroi se Franca vijon të mos mbështesë qëndrimin e Presidentit Bashar al-Assad në pushtet, duke theksuar se për zgjidhjen e krizës në këtë vend kërkohet edhe një bashkëpunim më i gjerë midis Amerikës dhe Rusisë.
Hollande: Assad nuk mund të jetë pjesë e të ardhme të Sirisë, ky është një nga vendimet që ne morëm. Kemi vendosur edhe për mënyrën si do veprojmë në Siri. Kemi qenë objektiv për zgjidhjen e krizës në Siri. Në nivel europian ne kemi marrë një vendime dhe për njohjen e pasaportave. Do të ketë kontroll specifike për njerëzit që hyjnë dhe dalin në Francë, por edhe në Angli.
Më herët, dy liderët bënë homazhe për viktimat e sulmeve të Parisit, pranë teatrit Bataclan, ku humbën jetën 89 persona, nga 129 që ishin në total.
