Buxheti i Shtetit 2021/ Balla sulmon Presidentin Meta: E turpshme dhe djallëzore! Do hyjë në fuqi siç ka votuar Kuvendi

Buxheti i Shtetit 2021/ Balla sulmon Presidentin Meta: E turpshme dhe

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka sulmuar Presidentin Ilir Meta për kthimin në Kuvend të projektligjit për Buxhetin e Shtetit 2021.

Balla e ka cilësuar si të turpshëm dhe djallëzor këtë vonesë të krijuar, teksa ka bërë me dije se buxheti do të hyjë në fuqi siç e ka votuar Kuvendi.

“Presidenti nuk ka asnjë të drejtë të kthejë Buxhetin e Shtetit. Por është e turpshme dhe djallëzore të vonosh hyrjen në fuqi të Buxhetit të Shtetit sot kur aty janë planifikuar:

MBËSHTETJA MË E MADHE PËR SHËNDETËSINË DHE RINDËRTIMIN,

MBROJMË JETËN E QYTETARËVE NGA PANDEMIA, GARANTUAM FONDIN PËR VAKSINËN ANTI-COVID,

RIMBURSOJMË KURIMIN ÇDO QYTETARI/QYTETAREJE SHQIPTARE NGA COVID-19,

RRISIM PAGAT ME 40% PËR MJEKET DHE PERSONELIN SHËNDETËSOR,

MIRATUAM 280 MILIONË DOLLARË PËR RINDËRTIMIN.

Buxheti do të rivotohet menjëherë sipas procedurës parlamentare dhe do të hyjë në fuqi siç e ka votuar Kuvendi”, ka shkruar Balla.

LEXO EDHE: Buxheti 2021/ Panariti: Ja arsyet që e detyruan presidentin ta rikthente në Kuvend

Vendi Lajme ilir meta taulant balla Aktualitet Buxheti 2021

EMISIONET