Bushati në Berlin, Gjermania mban në fokus zhvillimet në Evropën Juglindore
Tiranë - Më 5 nëntor 2014, Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati, mori pjesë në Ministerialin VI të Ministrave të Jashtëm të Evropës Juglindore, që u organizua në Berlin nga Instituti gjerman Aspen me mbështetjen e Ministrave të Jashtëm të Gjermanisë z. Steinmeier dhe të Mbretërisë së Bashkuar z. Hammond.
Burimet zyrtare bënë të ditur se kjo konferencë mbahet në vazhdën e takimeve te mëparshme në Berlin, Nju Jork dhe Beograd dhe dëshmon vëmendjen e veçantë të Gjermanisë për zhvillimet në Evropën Juglindore si dhe intensifikimin e bashkëpunimit midis vendeve të rajonit në planin ekonomik dhe politik.
Ministri i Jashtëm Bushati në fjalën e tij tha se "ngjarjet e fundit në kufijtë e Bashkimit Evropian dëshmuan rëndësinë që ka zgjerimi i BE-së si një mjet për të thelluar bashkëpunimin mbi çështjet kryesore të politikës së jashtme .”
Oranews.tv
