Burimet ujore, Mediu: Ndarje të detyrave dhe marrëvëshje të reja me fqinjët
Shqipëria është e dyta në Europë për pasurinë e burimeve ujore. Ligji për menaxhimin e rezervave ujore është i ri dhe është i ngjashëm me vendet europiane, por problemi qëndron në zbatimin e tij pasi janë 17 insitutcione të pushtetit qëndror dhe vendor të cilët veprojnë sipas tij, duke tejkaluar apo shkelur edhe kompetencat.
Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu tha se insitucioni që ai drejton kërkon një zbatim të plotë të këtij ligji, duke angazhuar të gjitha institucionet që nga Ministritë e Linjës e deri në këshillin baseneve që është në kompetencën e komunave apo bashkive.
Gjithashtu Ministri Mediu tha se 70% e burimeve ujore në vend lidhen me vende fqinje dhe për të mos patur probleme përmbytje apo ndotje kërkohen marrëveshje të reja mes Shqipërisë dhe vendeve fqinje, siç ndodhi me Malin e Zi.
Pavarësisht se ligji më parë ka kaluar të gjitha diskutimet me grupet e interesit, Ministri Mediu tha se ka nevojë për të tjera akte nënligjore që ndajnë detyrat dhe përgjegjësitë, po ashtu edhe marrëveshje të reja ku ky institucion është i gatshëm të bashkëpunojë.
