Bumçi: Greqia nuk zgjerohet dot 12 milje në detin e Shqipërisë, Rama të lërë batutat dhe të kërkojë informacion zyrtar
Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi, deklaron se Greqia nuk mund të zgjerohet 12 milje në hapësirën detare shqiptare.
I ftuar në Rtv Ora, ai thotë se shteti fqinj ka interes të mbyllë me urgjencë të gjitha çështjet me vendet e tjera dhe të lërë vetëm atë me Turqinë, por Shqipëria nuk mund të bëhet pjesë e kësaj strategjie.
Bumçi: Greqia nuk mund të zgjerohet 12 milje në hapësirë detare shqiptare. Vetë Zaganjori thotë se me Italinë dhe Egjiptin, Greqia ka përdorur parimin e barazlargimit, i njëjti parim që u bazua marrëveshja jonë e 2009.Pra marrëvesha e 2009, ndryshe nga çfarë thonin pseudoekspertët që thoshin ka qenë tradhëti kombëtare, del që paska qenë e bazuar në të drejtën ndërkombëtare. Nuk ka shpikur diçka Shqiëpria për të cënuar veten e saj. Ne do ta kishim zgjidhur tashmë në një gjykatë ndërkombnëtare. Greqia ka interes të mbyllë të gjitha çështjet me vendet e tjera që të lërë vetëm çështjen me Turqinë, Shqipëria nuk mund të bëhet pjersë në këtë çështje. Momentin që kryeministri grek deklaron shtrirje me 12 milje, kryeministri shqiptar nuk duhet të dalë të bëjë batuta.
Bumçi kritikon qasjen e kryeministrit shqiptar ndaj kësaj çështje, pasi sipas tij ai duhet të kishte kërkuar informacion zyrtar nga Greqia fill pas deklaratës së homologut grek për zgjerim.
Bumçi: Jemi vende kufitare, për shkak edhe të Korfuzit dhe ishujve të tjerë nuk ka të njëjtat pasoja që ka te Italia dhe Egjipti. Në rastin e Shqipërisë krijon probleme për ujërat territoriale, është Shelfi Kontinental dhe Zona Ekskluzive Ekonomike. Zgjerimi i njëanshëm territorial ndikon mbi të dyja. Kryeministri duke qenë edhe Ministër i Jashtëm duhet të kryente një akt, të kërkonte nga shteti grek informacion a prekin hapësirën detare shqiptare? Kryeministri para se të përcaktojë të drejtën e Greqisë duhet të mbrojë të drejtën dhe interesat e Shqipërisë, të informojë qytetarët se ka komunikuar me palën greke dhe nuk ka shtrirje 12 milje, zgjerim të njëjanshëm në pjesën që prek hapësirën detare shqiptare. Shtrirja në pjesën perëndimore të detit Jon nuk prek Shqipërinë. Kryeministri shqiptar nuk thotë se Greqia nuk prek Shqipërinë. Kur e merr këtë informacion, dy mundësi ka. Greqia nuk shtrihet në hapësirën tonë detare, këtu nuk ka çështje dhe nuk kemi pse merremi me të. Ose Greqia shtrihet në hapësirën detare dhe ti i dërgon një notë Greqisë ku e kundërshton dhe këtë notë e depoziton dhe në OKB.
Ish-kreu i diplomacisë është koshient se ajo zonë nuk ndahert pa marrëveshje por sjell në vëmendje se Kushtetuesja me rrëzimin e marrëveshjes së 2009 për detin ka gozhuar negociatat, çka e bën negociimin e një marrëveshje të re shumë të vështirë.
Bumçi: Interesi kombëtar nuk është të mos kesh marrëveshje se vetëm me marrëveshje ndahet ajo zonë por është të kesh një marrëveshje dhe ne negociuam një marrëveshje që është publike. Në atë marrëveshje nuk kishte shtrirje 12 milje Greqia. Ne u bazuam te barazlargësia dhe arritëm në një marrëveshje që ishte e mirë për të dy vendet. Biem dakord që nuk mund të ketë marrëveshje ku Shnqipëria fiton gjithçka dhe as marrëveshje ku Greqia fiton gjithçka. Ne e respektuam vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ka qenë shumë i detajuar duke mos vendosur vetëm parime të përgjithshme por jep edhe përfundime që e bën negociimin e një marrëveshje të re shumë të vështirë. Një vendim gjykate nuk e gozhdon një negociatë.Nëse ti shkon me qëndrime të panegociueshme se ti ka gozhduar një gjykatë dhe pala tjetër është me qëndrime të panegociueshme nuk arrihet asnjëherë një marrëveshje.
Ndërsa Rama ka folur për riformatim të grupit negociator për marrëveshjen e detit, Bumçi thotë se ka nevojë të ndryshohet kryenegociatori, që është vetë Edi Rama.
Bumçi: Jemi në vitin e fundit të mandatit, ka negociuar në 7 vjet një marrëveshje të re? Jo.
Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana
