Bulqizë automjeti përplas një grua dhe fëmijën e saj, ndërron jetë 10 vjeçarja

Bulqizë automjeti përplas një grua dhe fëmijën e saj,

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Bulqizës, ku drejtuesi i mjetit Z.Sh duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka aksidentuar dy këmbësore.

Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti ka humbur jetën e mitura rreth 10 vjeçe,  ndërsa shtetasja Sh.Sh.,  ndodhet  për ndihmë mjekësore në spital.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20, në lagjen e Re, në qytetin e Bulqizës.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(Foto ilustruese)

Vendi Lajme Lajmi i fundit bulqize Aktualitet

EMISIONET