Bregu: Rama asnjë cicërimë për ligjet. Aministia fiskale, pengu i tij i radhës

Bregu: Rama asnjë cicërimë për ligjet. Aministia fiskale,

Në daljen e parë zyrtare, vetëm një ditë pas miratimit të 3 ligjeve për statusin e kandidatit në BE, Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu e ka vlerësuar një ngjarje të madhe, ndërsa shtoi se me votimin e tyre Shqipëria është një hap më pranë Europës.

“Ky është momenti ynë, jemi një hap më afër realizimit të ëndrrës së të gjithë shqiptarëve. Me Berishën dhe demokratët, ne u anëtarësuam në Këshillin e Evropës, nënshkruam marrëveshjen e stabilizim asociimit, u anëtarësuam në NATO, liberalizuam vizat. Berisha dhe demokratë udhëhoqën rrugën drejt BE-së, duke plotësuar të gjithë bashkë, me mxhorancën kushte për marrjen e statusit. Berisha dhe demokratët do të çojmë Shqipërinë në BE”- deklaroi Bregu.

Në daljen për media, Bregu ka sulmuar edhe kryesocialistin Rama jo vetëm për kalimin në heshtje të ngjarjes, por edhe për vazhdimin e serialit të bllokimit, duke iu referuar refuzimit të amnistisë fiskale.

“Duket se sindroma e bllokimit nuk ka ndërmend të marrë fund ka shpejt. Rama nuk i përmendi fare ligjet, as një cicërime nuk pati, as një deklaratë. Aq e fortë është sindroma e bllokimit sa i detyroi dje deputetët e tij të bllokojnë aministinë fiskale. Votimi i amnistisë do rilindte ekonomikisht shumë njerëz. Ne jemi të ndërgjegjshëm se nuk e çlirojmë dot nga sindroma e bllokimit, por e detyruam të votojë tre ligjet dhe pse me vonesë”- tha Bregu.

EMISIONET