Bozo në politikë, Tupe: Sa më shumë ngjisim shkallët e administratave shtetërore, aq më shumë zhvlerësohemi profesionalisht

Bozo në politikë, Tupe: Sa më shumë ngjisim shkallët e

Edhe pse ka pasur kritika të shumta për përfsghirjen e saj në politikë, Edmond Tupe thotë se është në drejtën e Luljeta Bozos dhe çdo njeriu të futet në politikë në çdo moshë.

Tupe: Është e drejtë e saj ti futet politikës, në të gjitha moshat mund të futet njeriu në politikë por kalon një cak. Unë nuk futem në politikë. Kam pasur oferta përpara, kohët e fundit jo se e dinë ata se unë me politikën…duhet politika por në kuptimin etimotoligj të fjalës, polis, është qytetaria.

Për Rtv Ora, Tupe e ka një shpjegim se pse i përdor Rama figura të tilla për fasadë.

Nga ana tjetër ai thotë se sa më shumë ngjisim shkallët e administratave shtetërore, qëndrore apo vendore, aq më shumë zhvlerësohemi  në rrafshin e profesionit.

Tupe: Kjo është në kuadrin e sëmundjes së pushtetit, ai do ti joshë, magjeps ai se është mjeshtër i fjalës dhe të deh me fjalë. Njerëzit  e moshuar kur janë filozofë, çdo njeri është filozof. Të filozofosh do të thotë të mendosh, të jetosh mendimin tënd dhe të mendosh jetën tënde. Njeriu është në profesionin e vet. Ka një ligj që thotë sa më shumë ngjisim shkallët e administratave shtetërore, qëndrore apo vendore, aq më shumë zhvlerësohemi  në rrafshin e profesionit, zhvlerësohesh.

Intervistoi Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana

Vendi Lajme Politikë zgjedhjet 25 prill 2021 edmond tupe RTV Ora luljeta bozo

EMISIONET