Zhduket aeroplani në Kolumbi me 15 persona në bord, humbën kontaktin 10 minuta para zbritjes

Zhduket aeroplani në Kolumbi me 15 persona në bord, humbën

Një aeroplan me 15 persona në bord është zhdukur në veri të Kolumbisë.

Lajmi u njoftua nga ministria e transportit të vendit dhe linja ajrore Satena. Aeroplani,” Beechcraft 1900D”, ishte në një fluturim me destinacion Ocanën.

Kontrollorët e trafikut ajror humbën kontaktin me aeroplanin rreth 10 minuta para se Beechcraft të mbërrinte në destinacionin e tij.

Avioni, i cili po operonte “fluturimin NSE 8849 nga Cucuta për në Ocana, raportoi kontaktin e tij të fundit me kontrollin e trafikut ajror në orën 11:54 të paradites së sotme sipas deklaratës së linjës ajrore.

EMISIONET