Zgjedhjet parlamentare në Holandë do të mbahen më 22 nëntor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2023, 07:37
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Holandë janë planifikuar për në 22 nëntor.
Kryeministri holandez në detyrë Mark Rutte njoftoi dorëheqjen e tij më 7 korrik. Ai gjithashtu njoftoi se nuk do të kandidojë për një mandat të pestë dhe do të largohet nga politika pas zgjedhjeve të nëntorit.
Arsyeja zyrtare e dorëheqjes së qeverisë ishte mosmarrëveshja në koalicionin qeverisës për çështjen e politikës së migracionit.