VOA: G-7 ofron mbështetje afatgjatë për Ukrainën

VOA: G-7 ofron mbështetje afatgjatë për Ukrainën

Presidenti amerikan njoftoi se Shtetet e Bashkuara do t’i japin Ukrainës një paketë të re ndihme ushtarake me vlerë prej 375 milionë dollarësh. Presidenti Biden tha se ndihma përfshin municione, mjete të blinduara dhe pajisje të tjera për forcat ukrainase. Udhëheqësit e G-7 i bën jehonë deklaratës së Presidentit Biden, ndërsa kancelari gjerman dhe presidenti francez u shprehën kundër çdo zgjidhjeje pa tërheqjen paraprake të të gjitha trupave ruse nga Ukraina.

“Faleminderit shumë zoti president. Fillimisht faleminderit për ndihmën dhe mbështetjen tuaj dhe për këtë ndihmë të re. Faleminderit shumë nga populli im dhe jam shumë i lumtur që kemi marrëdhënie kaq të forta”, tha Presidenti Zelensky.

Ushtarët ukrainas sot kryejnë një detyrë shumë të rëndësishme ndërsa mbajnë pozicionet e tyre në Bakhmut, vendndodhje që do t’i mbajmë sekret. Kjo do të thotë se qyteti i Bakhmutit nuk është pushtuar nga Federata Ruse. Nuk mund të ketë asnjë një interpretim tjetër të situatës”, tha Presidenti Zelensky.

“Ka shumë sugjerime se si mund të sigurohet paqja dhe si është e mundur të dalësh nga kjo luftë. Është gjithashtu e rëndësishme që të kuptohet se kjo luftë nuk mund të shndërrohet në një konflikt të ngrirë dhe se Rusia mund të mbajë territoret e pushtuara. Rusia duhet të tërheqë trupat”, tha Kancelari Scholz.

EMISIONET